17:49 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bali Muharremaj njofton për rrugët në viset malore, pas reshjeve të borës

Ditëve të fundit vendi ynë po ballafaqohet me temperatura të ulëta, deri sa në vendet malore ka pasur edhe reshje të borës.

E, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka treguar se ka vizituar rrugët e viseve malore në Papaz e Greqievc, duke treguar për gjendjen e tyre.

“Sapo i kam vizituar rrugët e viseve malore në Papaz e Greiqevc. Për momentin ato janë të kalueshme.

Rreshjet e borës kanë filluar në këto zona dhe ne do të jemi vigjilent në secilën situatë”, ka shkruar kryetari Muharremaj.

Ndryshe, reshje të borës pritet të ketë edhe ditëve në vazhdim./Indeksonline/