11:19 / E Enjte, 26 Maj 2022 / B O

Ballist Morina dërgohet në burg, pritet të vuaj këtë dënim

Ismail Morina – “Ballisti”, i arrestuar dje në Kukës, është dërguar sot në qendrën e paraburgimit në Durrës.

Policia Shqiptare në një njoftim për media ka treguar se ndaj “Ballistit” rezulton vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ai është i detyruar ta mbajë edhe pjesën tjetër të dënimit prej 5 muajve e 12 ditë burgim.

“Ismail Morina u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.