Ballisti bëhet baba, lajmin e merr në burgun e Dubrovnikut
Ballist Morina qëndron i burgosur prej afro tre muajsh n Dubrovnik të Kroacisë në pritje të një urdhërim ekstradimi në Serbi
Por, teksa ai e ka apeluar ekstradimin një lajm i gëzueshëm ka mbërritur në jetën e tij.
Ballist Morina është bërë baba i një djali që do të mbajë emrin Flamur, në respekt të gjestit të babait të tij gjate ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku ngriti dronin me banerin Autochtonus.
Sipas familjarëve djali gëzon shëndet dhe lajmi i ka shkuar së pari Ballistit në qeli.