17:42 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani arrin marrëveshje me futbollistin e Shkëndijas

Skuadra e Ballkanit pas suksesit në garat evropiane, po synon ta forcojë edhe më shumë skuadrën me futbollistë të rinjë.

FronOnline raporton se Ballkani ka arritur marrëveshje me “bomberin” shkodran, Sidrit Guri, transmeton IndeksOnline.

Zyrtarizimi i tij pritet të vie shumë shpejt.

Guri sezonin e fundit ishte pjesë e klubit shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, ku në 24 ndeshje ka shënuar 10 gola.

28 vjeçari po ashtu ka shënuar edhe dy gola për Shkëndijën në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Konferencës.

Ai ka shënuar gol kundër skuadrës armene, Ararat Yerevan, dhe Valmeiras nga Letonia.

Më parë, Guri ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa e Kavajës.

Guri gjithashtu ka bërë dy paraqitje për Kombëtarën e Shqiupërisë./IndeksOnline/

Mos i humb