18:08 / E Martë, 01 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Ballkani arrin në Irlandë të Veriut, gati për ndeshjen kthyese ndaj Larnes

Skuadra e Ballkanit ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjten e zhvillon duelin kthyes ndaj Larne në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30.

Paraprakisht, Ballkani ka njoftuar se sot dhe nesër, do të zhvillojnë dy stërvitje, që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terrenin.

Kujtojmë, kampioni i Kosovës, në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka triumfuar me rezultat 3-0.