15:38 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / B O

Ballkani “betohet” para bustit të Adem Jasharit, pak orë para ndeshjes

Skuadra e Ballkanit është motivuar pak orë para ndeshjes me vizitën e bërë tek shtatorja e Adem Jasharit në Sivasspor.

E udhëhequr nga presidenti i klubit Arsim Kabashi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muherremaj, skuadra që po bën shkruan historinë e futbollit kosovar ka patur agjendë të ngjeshur para ndeshjes së sotme.

“Delegacioni i FC Ballkani-t së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatorën e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, që gjindet në kampusin e Universitetit të Sivas-it. Gjithashtu u nderuan edhe shtatorët e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel.

Tutje, delegacioni ynë u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivas-it, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit tonë i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore” thuhet në njoftimin e Ballkanit./Indeksonline/