11:51 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / B O

Ballkani e largon Bekim Isufin nga posti i trajnerit

Skuadra suharekase, Ballkani ka ndërprerë rrugët me trajnerin Bekim Isufi.

Në njoftimin e sapodhënë, skuadra që po ndjek titullin në Superligë bën të ditur se shpejt do të zyrtarizohet trajneri i ri.

“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.
Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.
Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik” thuhet në njoftimin e Ballkanit./Indeksonline/