15:04 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ballkani e mbyll me humbje stinorin, Feronikeli merr tri pikë të “arta”

Ballkani e ka mbyllur me humbje stinorin vjeshtor të këtij sezoni, por përsëri do të mbetet në krye të tabelës.

Skuadra nga Suhareka në xhiron e 17-të u mposht nga Vushtrria me rezultat 1-0.

Ferizaj, ka shënuar fitore të madhe në Skenderaj, duke mposhtur Drenicën me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Golat për Ferizajn i shënuan Dardan Çerkini në minutën e 20-të dhe Burim Qerkini në minutën e 40-të.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka shënuar fitore të madhe në Drenas.

Kampionët në fuqi mposhtën Dukagjinin me rezultat 4-2.

Golat për Feronikelin i shënuan Neziraj (2′), Dabiqaj (22′), Zeka (47′) dhe Carioca (84′).

Ndërsa për skuadrën nga Klina kanë shënuar Dushi (27′) dhe Milicaj (34′).

Ballkani e mbyll stinorin në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se Gjilani dhe tri më shumë se Drita dhe Prishtina. /IndeksOnline/