Ballkani e mposhtë Niklin “pa refera”, Batatina në “qorr sokak” nga Malisheva
Mbyllet gjithçka në dy ndeshjet e javës së 12-të në “Albi Mall Superliga”.
Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani i kthehet fitores pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit ku fitoi 4-1 ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Po ashtu edhe Malisheva, i kthehet fitores ku mposhtën nënkampionin e Kosovës, Llapin me rezultat 2-1 në Malishevë.
Golat në ndeshjen Feronikeli 74-Ballkani, u shënuan nga Armend Halili (autogol) në minutën e 15-të, Adetunji në minutën e 17-të, Queven në minutën e 72-të, dhe Bernard Karrica në fund të ndeshjes, ndërsa për Feronikelin 74 shënoi Suad Sahiti në minutën e 51-të nga penalltia.
Ndërsa në ndeshjen Malisheva-Llapi, golat u shënuan nga Valmir Berisha në minutën e 8-të dhe 29-të, ndërsa për Llapin shënoi Mërgim Cërnavërni në minutën e 51-të./IndeksOnline/