14:53 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Ballkani fiton ndeshjen e radhës në Antali

Klubi kosovar, FC Ballkani ka zhvilluar edhe ndeshjen e radhës kontrolluese.

“Portokallinjtë” e kanë mposhtur skuadrën bullgare, FC Montona, me rezultatin 3-1.

Golat për ekipin e Bledi Shkëmbit i realizuan: Ermal Krasniqi (dy herë) dhe një gol e shënoi anësori tjetër, Arbër Hoxha.

Kurse golin për skuadrën e Montanas e realizoi sulmuesi anësor, Toni Tasev.

Ky ballafaqim është zhvilluar në Antalia të Turqisë aty ku skuadra suharekase po e zhvillon fazën përgatitore./IndeksOnline/