75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ballkani forcon kreun, lë jashtë garës për titull Feronikelin

Ballkani ka arritur fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Suharekasit mposhtën 2:0 ekipin e Agim Sopit dhe të dy golat i shënoi Blend Baftiu i cili po kalon formë shumë të mirë në këtë sezon.

Me këtë fitore, Ballkani prin i vetëm në tabelë me 29 pikë, ndërsa Feronikeli  tash është pothuajse jashtë garës për titull dhe renditet i shtati me 19 pikë./Indeksonline/