11:44 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ballkani – Gjilani, kjo është gjendja e fushës (Foto)

Skuadra e Ballkanit pret në shtëpi ekipin e Gjilanit për ndeshjen e Kupës së Kosovës që zhvillohet nga ora 12 e 30.

Befasi e mëngjesit të sotshëm ishte bora, që kishte mbushur shumicën e stadiumeve ku do të luajnë klubet sot.

Ashtu ishte edhe stadiumi i Ballkanit, por që është pastruar menjëherë nga disa punëtorë.

Kujtojmë që para disa muaji, klubi i Ballkanit u bë me fushë sintetike./IndeksOnline/