21:27 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Vllaznisë ka një porosi për tifozët (Foto)

Skuadra e zhytur në krizë, Vllaznia e Pozheranit ka një porosi për tifozët e saj “Tigrat”.

Klubi kërkon nga tifozët që të zgjohen herët në mëngjes dhe të nisen drejtë stadiumit të Gjilanit për ta pastruar borën nga fusha, shkruan IndeksOnline.

Po për shkak të borës, takimi mes Vllaznisë dhe Drenicës e paraparë të zhvillohet sot (e hënë) është shtyrë për nesër (e martë).

Takimi që mbyll xhiron e 20’të në Superligë, zhvillohet nga ora 13:00./IndeksOnline/