75 Mall Live Search
21:56 / E Martë, 30 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ballkani ia “mbyll gojën” kritikëve, kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Ballkani i është përgjigjur në mënyrë më të mirë kritikëve, duke kaluar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën nga Malta, Hamrun, shkruan IndeksOnline.

Pas barazimit 0-0 në Podujevë javën e kaluar, Ballkani sonte fitoi në udhëtim me rezultat 2-0.

Walid Hamidi shënoi i pari në minutën e 64-të, ndërsa 12 minuta më pas, Bernard Karrica e vulosi fitoren duke u treguar i saktë nga penalltia./IndeksOnline/