75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / mp

Ballkani ka fat në short, aspak lehtë për Dritën

Sot është hedhur shorti i garave evropiane. Dy skuadrat kosovare që janë ende në garë për kualifikim në Conference League kanë mësuar rivalët e radhës në rast se do të kalojnë kundërshtarët aktual.

Në rast kualifikimit në play-off të Ligës së Konferencës, Ballkani do të përballet me humbësin e ndeshjes Din. Minsk🇧🇾 – Lincoln.

Aspak lehtë nuk do ta ketë Drita në rast se shkon në këtë fazë. Në rast të kualifikimit në play-off do të përballen me fituesin e ndeshjes Brondby- Legia. /Indeksonline/