75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / G T

“E dua Modricin”, Ruben Amorim e “lut” kroatin: Nëse është nevoja shkoj e marr vet!

Luka Modric mund të qëndrojë edhe një sezon tjetër te AC Milani. Trajneri i ri i kuqezinjve, Ruben Amorim, e ka bërë të qartë se dëshiron me çdo kusht ta mbajë mesfushorin kroat në skuadër.

Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Milanit, Amorim deklaroi:

“Dua që Modric të qëndrojë. Kam folur me Lukën dy herë dhe, nëse është e nevojshme, do të shkoj ta marr personalisht! E dua Modricin me ne këtë sezon”.

Kontrata e 39-vjeçarit skadoi në fund të muajit qershor, por drejtuesit e AC Milanit janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re afatshkurtër, e cila do ta mbante kroatin në “San Siro” edhe për një sezon tjetër, nëse ai pranon ofertën./Indeksonline/