Ballkani pritet të jetë edhe më i frikshëm, Arbër Hoxha tregon se kur po rikthehet në fushë

Ballkani po duket se është në rrugën e duhur për titull në Superligën e futbollit kosovar.
Skuadra e Ismet Munishit është lidere me plot meritë dhe në këtë formë zor kush që mund ta ndalë drejt synimit të madh.
Por, Ballkani pritet të jetë skuadër edhe më e fuqishme pas pak javësh. Arbër Hoxha për Indeksonline ka treguar se është afër rikthimit.
“Jam në fazën e fundit të rikuperimit. Për momentin ndodhem në Kroaci, tek agjenti im. Ndjehem mirë, kam stërvitur edhe me komplet grupin por që nuk dua të rrezikoj ende. Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të jem i gatshëm që të ndihmoj skuadrën drejt objektivave” ka thënë Arbër Hoxha për Indeksonline.