15:02 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani shënon fitore ndaj Gjilanit dhe e fut në krizë më të thellë të rezultateve (VIDEO)

Ballkani ka shënuar edhe një fitore në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi mposhti në shtëpi skuadrën e Gjilanit me rezultat minimal 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ballkani ka kaluar në epërsi falë autogolit të Arbër Prekazit, i cili devijoi goditjen e Qendrim Zybës në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Ballkani shënoi edhe golin e dytë në ndeshje duke siguruar edhe një fitore në Superligë.

Ishte Meriton Korenica i cili pas një driblimi fantastik, arriti të qoj topin në rrjet në minutën e 88-të.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Ballkanin ndërsa Gjilani nuk ka tre humbje në javët e fundit.

Pas kësaj fitore skuadra e Ballkanit ka shkuar në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e dytë në tabel.

Në anën tjetër Gjilani zë vendin e tretë me 14 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/