20:03 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Banale, Sokol Bashota ia kërkon Thaçit postin e shefit të AKI-së

Ish kryetari i Klinës, Sokol Bashota i ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit postin e shefit të AKI-së.

Sipas burimeve të Indeksonline, në një takim që kanë patur sot dy protagonistët kanë diskutuar këtë mundësi.

Njerëz të afërt me Bashotës kanë bërë të ditur se anëtari i PDK-së po e lakmon këtë pozicion pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e shefit të AKI-së, Driton Gashit. Bashota njihet për raportet tejet të afërta që ka prej vitesh me presidentin Thaçi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale Sokol Bashota u mposht nga rivali i AAK-së, Zenun Elezaj. /Indeksonline/