11:24 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Banka “ProCredit” dhe “Marigona Hill” sh.p.k me marrëveshje për financimin e klientëve me normë efektive 3.7%.

Banka “ProCredi”t dhe “Marigona Hill” sh.p.k nënshkruajnë marrëveshje për financimin e klientëve të bankës për blerjën e banesës/shtëpisë në lagjen “Marigona Hill” me kushte preferenciale.

Banka ProCredit mbështet financimin deri në 80% të çmimit të shitblerjes së patundshmërisë në Marigona Hill me normë efektive të interesit 3.7%.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes drejtoresha e përgjithshme e bankës “ProCredit” znj.Eriola Bibolli ka thënë “’anka ‘ProCredit’ për klientët e saj privatë në vazhdimësi ka avancuar shërbimet kreditore, ato hipotekare për shtëpi/banesë sepse jemi të bindur që kreditë për këtë destinim i shtojnë vlerë një familjeje duke siguruar vendbanim por në të njëjtën kohë kohëzgjatja e kthimit të këtyre kredive imponon kulturë kursim; Duke qenë në linjë me këtë, me kënaqësi e them që kemi ofertën më të mirë të kredive hipotekare në treg,  me kohëzgjatje deri në 20 vjet dhe normë efektive të interesit 3.7%.

“Jemi shumë të gëzuar që klientët tanë do të kenë edhe një mundësi fantastike për të mbështetur investimin e tyre dhe realizimin e ëndrrës për të qenë pjesë e komunitetit të lagjes ‘Marigona Hill’”, u shpreh z.Uragan Alija, drejtor i përgjithshëm i “Marigona Hill”-it.

Sipas z. Alija, projekti “Marigona Hill” është i shtrirë në 16.2 hektarë dhe do të ketë: 90 shtëpi, 115 tarracierë, 315 banesa dhe 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi. 

Lagjja “Marigona Hill” është paraparë të ndërtohet me standarde të larta ekologjike. Rrjedhimisht edhe kreditë e financuara nga banka “ProCredit” do të klasifikohen pjesërisht si eko kredi/investime.

Për më shumë rreth ofertës kreditore të bankës www.procreditbank-kos.com

Për më shumë rreth lagjes “Marigona Hill” www.marigonahill.com