18:11 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bankat godasin Samsungin, tërheqin aplikacionet nga Galaxy S10

Banka Britanike National Wesminster tha se kishte tërhequr aplikacionin nga Play Store për Galaxy S10 pas raportimeve se skaneri ultrasonik mund të manipulohet lehtësisht.

Javën e kaluar Samsung pësoi një disfatë e cila mund të krahasohet me atë të Galaxy Note 7 për nga përmasat.

Bankat e mëdha kanë filluar të tërheqin aplikacionet e tyre nga Galaxy S10 dhe Note 10 duke dërguar njëherazi paralajmërime për konsumatorët e tyre se pajisjet që kanë në përdorim janë të pasigurta.

Banka Britanike National Wesminster tha se kishte tërhequr aplikacionin nga Play Store për Galaxy S10 pas raportimeve se skaneri ultrasonik mund të manipulohet lehtësisht.

Banka tha se aplikacioni do të rikthehet vetëm pas Samsung të ketë adresuar problemin. Një mesazh i ngjashëm u lëshua edhe nga Banka Mbretërore e Skocisë, banka të ndryshme në Izrael dhe SHBA.

Samsung ka premtuar një adresim të problemit i cili ka mbërritur vetëm ditën e sotme. Derisa të instalohet nga të gjithë përdoruesit, telefonët mbeten vulnerabël veçanërisht nëse vidhen.