23:14 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Banorët e Bellopojës në Podujevë mbeten të bllokuar pas reshjeve të shiut (Video)

Reshjet e fundit të shiut kanë vërshuar shumë pjesë të Kosovës.

Ndër vendet më të prekura është komuna e Podujevës. Madje një banorë i Bellopojës në Podujevë ka thënë për Indeksonline se banorët e kësaj ane janë bllokuar dhe nuk po munden assesi të dalin nga shtëpitë, transmeton Indeksonline.

Sipas lexuesit në fjalë uji ka mbuluar pothuajse gjithë vendin dhe asnjë veturë apo njeri nuk po arrin të dalë nga ky vend.

Ndryshe në mbrëmje Komuna e Podujevës bëri të ditur se si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut, kanë bërë që uji të depërtojë edhe në oborre dhe shtëpi./Indeksonline/