20:45 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Banorët e Kodrës së Trimave që tre ditë pa rrymë, KEDS-i thotë se mungon një fazë

Banorët e  rrugës “Vlora” në Kodrën e Trimave në Prishtinë janë në hall me energjinë elektrike.

Banori i kësaj lagje Driton Krasniqi, ka bërë të ditur për IndeksOnline se që tri ditë nuk kanë rrymë. Ai ka thënë se e gjithë lagjja e kanë lajmëruar KEDS-in, po që kanë marrë përgjigjen e njëjtë.

IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, i cili ka thënë se  në këtë lagje kanë energji elektrike, por mungon një fazë.

“Ekipet janë në terren duke ndërruar vazhdimisht siguresa. Por pasi që po ngrohen të gjithë me energji elektrike, përfshirë edhe shtëpitë e mëdha, kjo po krijon ngarkesa të vazhdueshme dhe po i pëlcasin siguresat”, ka thënë Buxhala për IndeksOnline.