21:22 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Banorët e lagjes Emshir kanë probleme me kalimin e urës dhe me ujërat e zeza

Lëndimet i mori pas tentimit për të kaluar në këtë urë, rregullimin e se cilës banorët e lagjes Emshir, po e kërkojnë.

Mejdi Jupolli me fqinjët e tij, pos për urën, po vazhdojnë të ankohen edhe për telashet që kanë me ujërat e zeza.

Kundërmimi rreth vendit është problemi më i vogël për këta qytetarë.

Për ta pamundësia për të qarkulluar dhe detyrimi që të bëjëm së paku 1 km më shumë që të dalin nga lagjja, janë telashet e tjera me të cilat ballafaqohen tash e disa vite, e për të cilat komuna nuk bëri gjë.

Komunën po e fajësojnë edhe për lejimin e lidhjes së gypave të QKUK-së nëpër këtë lagje, të cilat e bllokuan edhe më tepër rrjedhën e ujit.