07:52 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Banorët e lagjes ‘Qendra’ protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Banorët e lagjes ‘Qendra’ në Prishtinë, sot protestojnë kundër zhurmave të larta që u bëjnë kafiteritë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Banorja e kësaj lagjeje dhe njëra nga aktivistet që në vazhdimësi bën përpjekje për t’u ndalur zhurma në këtë lagje, Violeta Geci Laamanen ka njoftuar se në protestë do të dalin banorët e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Nurije Zeka”.

Ajo thotë se dy kafiteri po e prishin rendin dhe qetësinë publike, duke e thyer ligjin dhe duke i terrorizuar banorët deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Policia është e vetmja, e cila reagon ndaj thirrjeve të banorëve, gjersa institucionet përgjegjëse, Komuna dhe Inspektorati Komunal, nuk ndërmarrin absolutisht asgjë, madje refuzojnë kërkesat tona për takime”, tha ajo.