14:21 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Banorët e Milloshevës ankohen për zhurmën dhe ndotjen, që po ua bën Fabrika e Betonit

Obiliqi thuajse në të gjitha raportimet që janë bërë rreth tij, temë kryesore kanë pasur ndotjen e ambientin që bëhen nga dy termocentralet nga të cilat furnizohet e gjithë Kosova me energji elektrike, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo përveç kësaj  banorët e këtij qyteti, sikur të mos u mjaftonte ky shqetësim, këtë herë po ankohen për zhurmën që po ua shkakton Fabrika e Betonit, e cila është e vendosur në fshatin Milloshevë dhe është larg shtëpive të banueshme vetëm 50 metra.

Ata për IndeksOnline kanë treguar se gjatë tërë kohës zhurma dhe frekuencat e larta deri në orët e vona të mbrëmjes kanë nisu të bëhen shqetësuese  për banorët e këtij fshati. /IndeksOnline/

IndeksOnline ju sjell pamje: