16:58 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Banorët e Mitrovicës të shqetësuar për praninë e ujkut në afërsi të shtëpive

Një ujk është shfaqur në Frashër të komunës së Mitrovicës.

Paraqitja e këtij ujkut padyshim se është shqetësuese për banorët e kësaj ane,sidomos për fëmijët të cilët vijojnë mësimet.

Madje thuhet se ujku ka qëndruar deri në 10 minuta në afërsi të shtëpive, transmeton Indeksonline.

Banorët kanë kërkuar që dikush të marrë masa për lëvizjen e kafshëve të rrezikshme.

Postimi i plotë:

Shfaqet një ujk në Frashër, banorët e frikësuar

Banorë të fshatit Frashër po ndihen të frikësuar pasi, siç thonë ata, një ujk qëndroi sot 10 minuta tek shtëpitë e tyre.

Sipas banorëve, kjo paraqitje e kësaj kafshe afër shtëpive të tyre, i frikëson pasi në ato rrugë shkojnë fëmijët në shkolla.

Ata kërkojnë që dikush të marrë masa për këto lëvizje të kafshëve të rrezikshme.

Temat: