16:50 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerina Racaj

Banorët e një lagjeje në Prizren, pa ndriqim publik tash e dy muaj

Banorët e rrugës “Ilmi Shala” në Prizren, ka më shumë se dy muaj që janë në terr.

Sipas banorëve ka dy muaj që po ballafaqohen me këtë problem dhe po ndjehen të pasigurt, pasi që nuk ka ndriqim publik, transmeton Indeksonline.

Ata madje thonë se kanë kërkuar vazhdimisht përgjigje nga drejtoria përkatësë në Prizren se kur do të zgjidhet i njëjti problem.

Madje sipas banorëve ka një vit që në disa vende nuk ka ndriqim publik në gjithë lagjën “Bajram Curri”./Indeksonline