09:39 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Banorët e Suharekës të frikësuar, rritet numri i grabitjeve nëpër shtëpi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur shqetësim për rastet e shumta të vjedhjeve që po ndodhin në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka kërkuar nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë që të bëjnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie, trtansmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Muharremajt:

Kohën e fundit kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për vjedhjet e thyerjet që po ndodhin nëpër shtëpi.

Ky fenomen po ndodhë në shumë fshatra, që si duket ka treguar edhe pasiguri tek ata. Si Kryetar i Komunës së Suharekës, kam zhvilluar disa here takime me policinë dhe u kam ofruar bashkëpunim për aq sa më lejon ligji, përkundër dëshirës që të bëjë më tepër.

Kërkoj nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë, që të bëhet shumë më tepër në parandalimin e kësaj dukurie, përkundër asaj që e vlerësoj punën e deritanishme.

Po ashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë, ngase kështu e realizojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.