13:21 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Banorët me aksion simbolik kundërshtojnë bllokimin e rrugës në Han të Elezit

Banorët e fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit kanë realizuar një aksion simbolik kundër bllokimit të rrugës ‘Dheu i Bardh’.

Me moton “Mos na bllokoni rrugën, mos na mbytni të ardhmen”, kanë vendosur pankartë të  gjatë 10 metra në këtë rrugë.

Sipas tyre, edhe pse kanë realizuar shumë protesta paqësor kundër bllokimit të kësaj rrugë, ende vazhdon te jetë gjendja e njëjtë.

Ata kanë paralajmëruar vendosje të pankartave të tilla rreh autostradës nëse nuk ndërmerren masa.

Kjo pasi bllokimi i kësaj rrugë u ka pamundësuar hyrja në disa parcela ku vetëm përmes kësaj rruge ka qenë e mundshme qasja. /Indeksonline/