Nga 2011-ta, në Kosovë u bllokuan 36 milionë euro të përfituara jashtëligjshëm
Që nga viti 2011 në Kosovë janë bllokuar pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 36 milionë euro nga të cilat rreth dy milionë janë konfiskuar.
Me gjithë përmirësimet në ligjin për konfiskimin e pasurisë, sipas hulumtuesve mbetet sfidë mos-kërkesa e prokurorëve për sekuestrim apo konfiskimin e pasurisë, raporton VOA.
Rrahim Rama, udhëheqës i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, ka thënë se buxheti i shtetit ka përfituar rreth 2 milionë euro nga konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Organizatat e shoqërisë civile thonë se kjo çështje mbetet një ndër sfidat kryesore për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin.