08:40 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bllokohen në Durrës një ‘Ferrari’ dhe një ‘Range Rover’, dolën të vjedhur

Policia e Durrësit ka bllokuar më 13 shtator, dy automjete luksoze, pasi të dy rezultuan të vjedhur jashtë shtetit. Konkretisht, më 13 shtator u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për M.H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit të tij, “Ferrari”, rezultoi i vjedhur në Itali.

Po ashtu,, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës edhe shtetasin nga Kosova, B.M. 38 vjeç, pasi më datë 12.09.2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua.