75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Banori has në minahedhës në një fshat të Skenderajt

Në një fshat të Skenderajt, një banor gjatë ditës së djeshme ka hasur në një mjet shpërthyes, i cili më pas ka lajmëruar njësitet policore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se bëhet fjalë për një minahedhës.

“Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet ndër të tjera në raport.

Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë incident./Indeksonline/