Barazim me shije humbjeje për Arsenalin, City feston nga larg
Arsenali ka bërë një tjetër gabim në Premierligë.
”Topçinjtë” u ndalen me barazim 1-1 nga udhëtimi në Brentford, shkruan IndeksOnline.
Noni Madauke i dha epërsinë skuadrës londineze, në minutën e 61-të.
Gëzimi i Arsenalit zgjati vetëm 10 minuta, pasi Keane Lewis-Potter, barazoi shifrat në 1-1.
Ky gabim mund ti kushtoj shumë Arsenalit në luftën për titull, pasi tashmë ka 57 pikë, duke u renditur në vendin e parë, me katër pikë para Manchester Cityt.
Në anën tjetër, Brentford ka 40 pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë./IndeksOnline/

