21:24 / E Diele, 21 Prill 2024 / G T

Barazohet rezultati në “Santiago Bernabeu”, shënon Vini Jr

Skuadra e Real Madridit ka shënuar shpejt golin e barazimit ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr, shkruan Indeksonline

Vini shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’të.

Kujtojmë që golin për 0:1 në “Santiago Bernabeu” e shënoi mbrojtësi danez, Andreas Christensen./Indeksonline/