13:26 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Barça beson se mega-marrëveshja për yllin e Man Unitedit është e mundur

Barcelona e ka bërë Paul Pogban top objektiv për këtë afat kalimtar dhe klubi katalunas beson se një mega-marrëveshje është e mundur, njoftojnë mediat nga Spanja.

Mediat shkruajnë se drejtori i ri sportiv, Eric Abidal dëshiron t’i beasojë të gjithë duke e transferuar fituesin e Kupës së Botës në ”Camp Nou”, shkruan IndeksOnline.

Mundo Deportivo shkruan në ballinën e saj: ”Pogba, i dëshiruari”. Në artikull shkruhet se agjenti i Pogba, Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij kampionit të La Ligas më herët këtë vit.

Por, Barcelona mund të ketë vështirësi financiare për ta transferuar Pogban nga Manchester United.

Megjithatë, pasi nuk arriti transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madridi për 88 milionë funte, një transferim mund të ndodhë pasi që edhe raportet mes Mourinhos dhe Pogbas janë përkeqësuar.

Dhe e përditshmja katalunase insiston se 25-vjeçari ka mundësi të vijë te Barcelona edhe për shkak të raporteve të mira me Abidal.

Barcelona dëshiron ta plotësojë boshëllëkun e lënë nga Andres Iniesta, i cili u largua këtë verë drejt Japonisë./IndeksOnline/