22:52 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Barça ”blindon” vendin e parë, Spurs rrezikojnë Interin

Barcelona ka regjistruar fitore për prestigj kundër PSV Eindhoven në kuadër të Champions League.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin B, katalunasit e kanë mposhtur PSV-n me rezultat të ngushtë, 2-1.

Për të besuarit e Ernesto Valverdes shënuan Leo Messi (’61) dhe Gerard Pique (’70), teksa për vendasit shënuan Luuk de Jong në minutën e 83-të.

Tashmë e kualifikuar në fazën tjetër, Barça e ka siguruar edhe vendin e parë me 13 pikë, ndërsa PSV vendin e fundit me një pikë, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, në ”Wembley”, Tottenhami ka qenë nikoqir i Interit në ndeshjen e vlefshme për grupin e lartëcekur.

Të besuarit e Maurizio Pochettinos ka regjistruar fitore të mundimshme, 1-0 kundër ”Nerrazzurëve”.

Vetëm në minutën e 80-të, Spurs e gjetën golin e epërsisë përmes Christian Eriksen.

Përndryshe, se kush do të shkojë në fazën tjetër mes Spurs dhe Interit, do të vendoset në ndeshjet e ardhshme./IndeksOnline/