17:50 / E Martë, 09 Gusht 2022 / Gjelbrim

Barça, City e PSG-ja i ndërrojnë mesfushorët me një shkëmbim të trefishtë?

Kanë mbetur pak më shumë se 20 ditë deri në fund të afatit kalimtar të verës dhe disa prej ligave evropiane tashmë kanë nisur.

Ndërkohë, klubet e mëdha evropiane janë duke u munduar t’i mbyllin sa më shpejtë “goditjet” e fundit.

Nga Spanja arrin një lajm vërtet i pabesueshëm: Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini po mendojnë për një lëvizje të trefishtë.

Nga njëra anë, Bernardo Silva, një objektiv i qartë i “Blaugrana”, pritet të përfundojë në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, Frenkie de Jong, befasisht është bërë objektiv i parisienëve.

Dhe, emri i fundit i përfshirë këtu është Marco Verratti, i cili do të shkonte për ta mbuluar hapësirën e lënë bosh nga portugezi, për të përfunduar nën urdhrat e Pep Guardiolës, një trajner që e ka vlerësuar gjithmonë italianin.

Mbetet të shihët nëse këta zëra janë të vërtetë.

Opsioni i parë, Silva në Barcelonë duket shumë i mundshëm pasi thuhet se gjiganti katalunas tashmë ka arritur marrëveshje me Cityn për portugezin.