16:39 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barça dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët në Copa del Rey

Tashmë është hedhur shorti për fazën e 1/16-tës së Copa del Rey.

Kampioni në fuqi, Barcelona, do të përballet me Levanten si mysafir në këtë fazë.

Ndërsa, Real Madridi është nikoqir i Leganes, transmeton IndeksOnline.

Përballje interesante pritet të zhvillohet në ”San Mames”, ku Athletic Bilbao është nikoqir i Sevillas.

Atletico Madridi është mysafir i Gironas dhe Valencia i shkon Sporting Gijonit.

Çiftet e plota:

Real Madrid vs Leganes
Getafe vs Real Valladolid
Real Betis vs Real Sociedad
Levante vs Barcelona
Athletic Club vs Sevilla
Sporting Gijon vs Valencia
Girona vs Atletico Madrid
Villarreal vs Espanyol

Përveç Copa del Rey, sot është hedhur shorti edhe për në Copa del Reina (kategoria e femrave) dhe Copa Real Federacion./IndeksOnline/

Temat: