23:24 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Barca fiton “me zor” kundër skuadrës së ligës së tretë

Barcelona ka mposhtur skuadrën e Ligës së Tretë të Spanjës, Leonesa me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e Copa del rey.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lenglet në minutën e 90+1, shkruan indeksonline.

Barca në këtë ndeshje u paraqit me formacionin e dytë.

Ndeshja e kthimit në Camp Nou do të luhet me 5 dhjetor. /IndeksOnline/