Barca donte ta shiste, por ky lojtar e bindi trajnerin në miqësore
Barcelona e kishte në plan që ta shiste Rafinhan në afatin kalimtar të verës. Por, ndeshjet miqësore i kanë ndryshuar mendjen trajnerit Valverde. Mesfushori spanjoll ka qenë një nga lojtarët më në formë duke bërë që trajneri të mos dëgjojë ofertat për ta.
Raportohet se Valvderde është bindur në aftësitë e tij duke llogaritur që ta ketë në mesfushë edicionin e ardhshëm.
Për Rafinhan kishte interesim nga skuadra italiane, angleze e spanjolle. Lajm i mirë për Barcelonën është se lojtari e ka kaluar tërësisht problemin me një lëndim që e mundondte në dy vitet e fundit./Indeksonline/