22:36 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barca e “shkel” Levantën, Messi me hetrik

Barcelona ka mposhtur Levanten si mysafir me rezultat 0-5 në ndeshjen e xhiros së 16-të të La Ligas.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Lionel Messi i cili shënoi tre gola dhe dhuroi dy asiste.

Serinë e golave e filloi Luis Suarez në minutën e 35-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Më pas ishte radha e Messit që të shënoj tre gola.

Argjentinasi shënoi në minutat 43’, 47’ dhe 60.

Golin e fundit për Barcën e shënoi Pique në minutën e 88-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca është e para me 34 pikë, tri më shumë se Sevilla dhe Atletico Madrid. /IndeksOnline/