17:28 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barca i “hakmerret” PSG-së për Neymarin, ia rrëmben supertalentin

PSG do të duhet të barazoj bilancin financiar dhe “sakrifica” e parë do të jetë Adrien Rabiot.

Sipas gazetës së famshme franceze “Leparisien”, 23-vjeçari ka arritur tashmë marrëveshje me Barcelonën, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së premte, menaxheri i futbollistit kishte konfirmuar se nuk do të vazhdoj kontratën me kampionët e Francës.

Për këto kontakte PSG ka vendosur që të mos e inkuadrojnë në ndeshje Rabiotin.

Mbetet për t’u parë kur ai do të vendosë për të kaluar në Camp Nou. PSG dhe Rabiot kanë çdo interes që shpejt të përfundojnë divorcin. Por deri më sot, udhëheqësit parizianë nuk kanë marrë asnjë apel nga homologët e tyre katalanas. /IndeksOnline/