10:05 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / MSH

Barça ka gati “planin B” nëse transferimi i Haaland dështon

Barcelona dëshiron më çdo kusht transferimin e Erling Haaland gjatë merkatës së verës. Sulmuesi norvegjez është dëshira e parë e katalunasve në verë, por klubi ka menduar edhe opsionin B në rast se tentativa për Haaland dështon.

Mateu Alemany ka kursyer tashmë 75 milionë euro, sa është shuma e klauzolës së blerjes së Haaland, por nëse norvegjezi vendos t’i thotë “jo” transferimit në Camp Nou, drejtori i skuadres ka përgatitur edhe një plan “B”.

Sipas “Sport”, blaugranat do të tentojnë për sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak.

Klauzola e blerjes së Isak arrin në shifrën e 80 milionë eurove dhe Real Sociedad nuk do të dëshironte ta shesë “xhevahirin” e saj nën këtë çmim.

Tani paratë për Barçën nuk do të jenë problem pasi klubi do të nënshkruajë një marrëveshje të pasur sponsorizimi me Spotify e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik.