Barca më mirë pa Messin, fiton bindshëm në Ukrainë

Barcelona ka marrë tri pikë të pastërta në udhëtim në kryeqytetin e Ukrainës.
Katalonasit kanë mposhtur Dynamo Kyevin me rezultat 0-4 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golat për Barcelonën i shënuan Dest (52’), Braithëaite (57’ dhe 70’) dhe Griezman në minutat shtesë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Barcelona është në krye me bilanc 100%. Pas katër xhirosh skuadra e Koeman ka 12 pikë, tri më shumë se Juventusi. /IndeksOnline/