23:22 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / C E

Barca merr “mbretërimin” e Spanjës, fiton Kupën e Mbretit

Barcelona ka fituar Copa del Rey për herë të 31-të në histori.

Katalonasit në finale kanë mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 4-0 në ndeshjen që u zhvillua në La Cartuja.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Griezmann në minutën e 60-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Frankie De Jong në minutën e 63-të.

Më pas në skenë doli Messi i cili shënoi dy gola.

Argjentinasi realizoi në minutën e 68-të dhe 72-të.

Edhe një gol u shënua nga Griezmann por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. /IndeksOnline/