11:02 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Barça nis operacionin për Neymar, e fut në pazar edhe dyshen sulmuese

Barcelona raportohet se ka filluar bisedimet me PSG për rikthimin e Neymar.

Bisedimet kanë filluar pasi ylli brazilian ka bërë me dije se dëshiron rikthimin te skuadra katalonase.

Për të bindur PSG-në, Barça ka futur në pazar dy yje, Coutinhon e Dembelen.

Oferta e parë pritet të jetë ofrimi i njërit nga dy yjet e saj dhe 100 milionë euro.

Në rast se PSG refuzon, Barça do të tentojë edhe ofrimin e dy futbollistëve për kartonin e Neymar./Indeksonline/