15:26 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Barça po përgatitë ofertën prej 60 milionë euro për Bentancur

Sipas asaj që është raportuar nga  Klarin këtë mëngjes, Barcelona po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për mesfushorin uruguaian, Rodrigo Bentancur të Juventusit.

Nuk është sekret që Juventus duhet të shesë lojtarë dhe se skuadra e La Liga është e interesuar për një nga lojtarët e Bianconerëve.

Sidoqoftë, ekzistojnë çështje mbi klauzolën e rishitjes 50% që Boca Juniors ka në Bentancur, që do të thotë se Juventus do të hezitojë të merret me ndonjë shumë më pak nga sa e sheh si të vlefshëme për ta, pasi që gjysmën e parave do ti marr Boca Juniors./Indeksonline/.