18:38 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barca po rivalizon Chelsean për portierin e Ajaxit

Ajaxi po shet yjet e tij dhe një ndër lojtarët më të kërkuar është Andre Onana.

Portieri ka bërë mirë me ekipin holandez dhe po kërkohet nga skuadra e Chelseas. Ekipi londinez po mendon ta rrëmbejë, por duket se do të ketë një konkurrencë të fortë.

Barcelona është në garë për të arritur te lojtari afrikan., shkruan Indeksonline.

Onana ka pranuar se dëshiron të largohet nga ekipi i tij aktual dhe dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë.

Futbollisti sheh me më shumë interes pistën e Chelseas, pasi do të ketë më shumë mundësi për të luajtur si titullar.