Barca-PSG janë në takim, ky transfer është shumë afër
Barcelona është në takim me PSG-në për të finalizuar edhe një transfer.
Eric Abidal raportohet se është në zyret e PSG-së në takim me presidentin e klubit, Nasser Al Khelaifi.
Transferimi i Adrien Rabiot është në tavolinë dhe gjasat për të ndodhur ky janë të mëdha.
Skuadra katalonase raportohet se ka marrëveshje me lojtarin në bisedimet me agjentin e tij, por PSG nuk ka qenë e interesuar ta shesë.
Shifra që pritet ta bindë PSG-në për këtë transfer është 35 milionë euro./Indeksonline/